Shpërthimet me bombla gazi si mina me sahat/ Domosdoshmëria e sigurimit të banesave dhe të bizneseve!!!

0
91

 

Këto ditë bombolat e gazit kanë goditur sërish, këtë herë në Velipojë duke shkrumbuar një
hotel që priste të hapte dyert për sezonin turistik të këtij fshati të vogël verior dhe duke lënë
të plagosur pronarët e hotelit – katër anëtarët e një familje – nëna dhe tre fëmijët. Pasojat?
Jetët e të katër personave janë ende në gjendje kritike, prona dhe biznesi i familjes janë të
shkatërruara, ndërsa dëmtimet financiare të pallogaritshme. Vetëm pak ditë më parë, një
tjetër shpërthim me bombol gazi ndodhi në një banesë në Tiranë. Pasojat? Dy të plagosur,
nënë e bir, shëndeti i tyre i dëmtuar dhe banesa e shkatërruar po ashtu.


Dhe nëse do të vazhdojmë të lexojmë më tej kemi me dhjetra titra me shpërthime
bombolash gazi nëpër të gjithë vendin: “Shpërthen bombola në një banesë në Tapizë,
plagoset një grua”; “Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke shkatërruar
totalisht banesën e një familje në Selenicë të Vlorës”; “Shpërthen bombola e gazit në
Gjirokastër”; “Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, një i lënduar”; “Shpërthen bombola e
gazit në një fast food në Tiranë”; “Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Devoll”;
“Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës”; etj., etj., etj. Këto tituj nuk kanë fund
dhe këto shpërthime i gjejmë kudo në familje dhe në biznese.
Jeta, shëndeti dhe prona janë asetet tona më të çmuara dhe themelet tona. Të kesh një
sigurim për banesën apo apartamentin do të thotë se, ju do të keni një rrjetë sigurie për t’ju
mbrojtur nëse rast se ndodh diçka e papritur, qofshin këto dëmtime të vetë pronës suaj, por
edhe të përgjegjësive tuaja ndaj palëve të treta. Bizneset gjithashtu kanë nevojë për
sigurimin e biznesit për t’i ndihmuar ata që të mbulojnë kostot e lidhura me dëmtimin e
pronës dhe me përgjegjësitë. Pa sigurimin e biznesit, pronarët e bizneseve jo vetëm që janë
tërësisht të ekspozuar dhe vulnerabël ndaj çdo të papriture që mund të ndodhë, por atyre
do t’ju duhet që të paguajnë para nga xhepi për dëmtimet e kushtueshme dhe
paditë/dëmtimet për palët e treta. Prandaj për të qenë kurdoherë të mbrojtur, sigurimi
është një domosdoshmëri.


Panvarësisht se, sigurimi i pergjëgjësisë ligjore të tregtuesve të gazit apo bizneset që
perdorin bombola gazi është i detyrueshëm me ligj, shumë pak janë kompanitë apo bizneset
të cilat e sigurojnë këtë përgjegjësi.

 

Në çdo rast, për të qenë të siguruar dhe të mbrojtur 360 gradë, sigurimi i pronës
kombinohet me sigurimin e përgjegjësisë, sigurimin e shëndetit individual dhe të familjes,
me sigurimin e punonjësve nga aksidenteve, me sigurimin e automjeteve etj.
Çfarë është sigurimi nga shpërthimet?
Sigurimi nga shpërthimet i referohet mbulimit me sigurim duke mbuluar pronën tuaj nga
humbjet që mund të vijnë si pasojë e shpërthimeve apo reaksioneve kimike që prodhojnë
nxehtësi, dritë, zhurmë, dhe një valë goditëse – që ndryshe ne e njohim si shpërthim.
Zakonisht ky sigurim është pjesë e procesit të marrjes në sigurim të policës së zjarrit, por kjo
varet nga sigurimi dhe polica specifike që ju do të zgjidhni.
Çfarë konsiderohet eksplozion (shpërthim) sipas Kushteve të Policave të Sigurimit?
Eksplozion konsiderohet një çlirim i papritur i energjisë i shkaktuar nga forca e gazrave ose
avujve në përpjekje për zgjerim. Shpërthimi i një ene (ngrohëse, tubacione, etj.) do të merret
në konsideratë si i tillë në se pareti i enës është dëmtuar në atë shkallë që bën të mundur
barazimin e papritur të presionit brenda dhe jashte enës. Në se shkak për shpërthimin
brenda enës është një reaksion kimik, atëhere do të dëmshpërblehet çdo dëmtim i enës,
edhe në se paretet e saj nuk janë shkatërruar.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron sigurimin(et) që mbrojne asetet Tuaja si dhe ju mbron
ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje me
pretendimet për demet e shkaktuara ndaj palëve te treta. Ne do të jemi partneri juaj për t’ju
ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë
gjithëpërfshirëse, duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:
➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Pronës��:

Sigurimi i pronës dhe përgjegjësisë


➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Përgjegjësisë��:

Sigurimi i Përgjegjësive


➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Punonjësve nga Aksidentet��:

Sigurimi nga aksidentet


➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Automjeteve��:

POROSIT SIGURIMIN ONLINE


➡MERR NJË OFERTË PËR SIGURIMIN E BIZNESIT NË��:
pasuria@uniqa.al
#sigal #sigaluniqa #SigurimiPronës #SigurimiBiznesit #SigurimiPërgjegjësive
#SigurimiAksidenteve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here