“Alo policia, në Laprakë një shofer i çmendur”, arrestohen 21-vjeçari me “Audi” por pa patentë

0
124

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranë për shkak se kryente manovra të rrezikshme në Tiranë. Policia sqaron se G. S., 21 vjeç teksa ngiste makinën tip “Audi” në zonën e Laprakës, kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetë e këmbësorëve.

Ndalimi i rij është bërë i mundur në sheshin “Karl Topia”, ku gjatë verifikimit të dokumentacionit, 21-vjeçari rezultoi i pa pajisur me leje drejtimi. Menjëherë është bërë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është ndëshkuar me 20.000 lekë të rinj, për manovrat e rrezikshme në rruge.

Gjithashtu është ndëshkuar me 100.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj, pronari i mjetit “Audi”, pasi ia kishte besuar mjetin 21-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Denoncimi për këtë “shofer” të papërgjegjshëm erdhi nga qytetarët.

Njoftimi i policisë:

Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje rrugore, pasi në Laprakë, drejtuesi i një mjeti tip “Audi”, shtetasi G. S., 21 vjeç, kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetë e këmbësorëve. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar menjëherë dhe në sheshin “Karl Topia” kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin që kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, 21-vjeçari rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

Menjëherë është bërë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është ndëshkuar me 20.000 lekë të rinj, për manovrat e rrezikshme në rruge. Gjithashtu është ndëshkuar me 100.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj, pronari i mjetit “Audi”, pasi ia kishte besuar mjetin 21-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here