Një 20-vjeçar me inicialet R.T., ka ndërruar jetë në gomisterinë ku punonte teksa rregullonte gomën e një kamioni. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, në zonën e Kënetës në Durrës, në ambientet e një gomisterie ku dhe ishte punësuar i riu.
Në momentin që 20-vjeçari po rregullonte gomën e një kamioni, kjo e fundit ka shpërthyer dhe ka goditur punonjësin. Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë: Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.