Rama sot ‘lau’ duart me Tushen, por ja si bënin fushatë për ’25 Prillin’

0
112

Kryetari i bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, është arrestuar ditën e sotme në një operacion të zhvilluar nga SPAK në këtë bashki. Tushe akuzohet për shpërdorim fondesh me tenderat në bashki.

Ndërkohë ka qenë kryeministri Rama ai që ka reaguar i pari lidhur me shoqërimin e tij në këtë operacion duke thënë se ai duhet të dalë vetë para drejtësisë, pa mbrojtjen e PS-së.

Por, pavarësisht kësaj deklarate distancuese të kryeministrit, kryebashkiaku Fatos Tushe është shfaqur mjaft aktiv gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Tushe është aktiv jo vetëm me postime të shumta, po edhe me takime përkrah kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrit Erion Braçe dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, kur ata kanë zhvilluar takime elektorale në këtë qytet.

Teksa sot kryeministri distancohet nga kryebashkiaku I Lushnjes, kur e rikandidoi Fatos Tushën në zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama reklamonte personalisht punën dhe profilin e kreut të bashksië së Lushnjes.

Mbështetja qe Rama i jepte Tushes është pranuar dhe nga vetë kryebashkiaku, i cili në një dokumentar të realizuar nga kryeministria dhe të publikuar në ERTV, deklaronte se  kryeministri dhe qeveria e kanë mbështetur me një fond prej 20 milionë eurosh.

Ndërsa gjendet sot në akuzën e abuzimit me tenderat publikë, kryebashkiaku i Lushnjes, një vit më parë i bëntë moral opozitës për bojokotin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe garantonte qytetarët e Lushnjes që bashkia do përmirësonte më tej cilësinë e shërbimeve publike.

.

Rama sot "lau" duart nga kryebashkiaku, por si bënte fushatë

Rama sot "lau" duart nga kryebashkiaku, por si bënte fushatë

Rama sot "lau" duart nga kryebashkiaku, por si bënte fushatë

Rama sot "lau" duart nga kryebashkiaku, por si bënte fushatë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here