Humbi jetën papritur 5 ditë pasi lindi fëmijën, tezja e Ardita Muçajt denoncon mjeken: A vdes një gocë 29 vjeçare me trombozë?!

0
72

Një 29-vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë ditën e djeshme, 5 ditë pasi solli fëmijën në jetë. Viktima është Ardita Muça nga Arapaj. Familjarët akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncimin në drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Ka qenë tezja e të ndjerës e cila ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifiti, e cila ka ndjekur gjatë shtatzënisë 29-vjeçaren. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut.

“Denoncim po. Është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka vdekur për faji të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gjakut. A vdes një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti ? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani.” ka thënë tezja e të ndjerës.

Ndërkohë vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë i është nxirë shtëpia pas humbjes së 29-vjeçares.

“Ma ka pas zbardhur shtëpinë komplet. Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin.” ka thënë vjehrri i 29-vjeçares.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here