“Kreu i bandës kriminale i paguante qiranë e shtëpisë”, KLP vendos sot për fatin e prokurorit Maksim Sota

0
93

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosë sot për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie” pasi u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”. KLP pritet që të pezullojë Sotën, deri në përfundim të hetimeve, ashtu siç e parashikon ligji.

Kujtojmë se prokurori Sota u arrestua pas operacionit ndërkombtar që u shtri në disa shtete, ndërkohë që ai akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.

Donjol Drolli, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u shpreh se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here