Kraja: Shumë shpejt do të bëjmë publike abuzimet me fondet publike, të përfshirë zyrtarë

0
127

Në konferencë kundër korrupsioni, kreu i SPAK, Arben Kraja, ka paralajmëruar ndëshkime të zyrtarëve në nivel qendror apo lokal, që abuzojnë me fondet publike.

Kraja tha se shpejt do ketë dhe rezultate konkrete që do të bëhen publike për zyrtarë të përfshirë të cilët abuzojnë dhe shkelin ligjin.

Kreu i SPAK shtoi se mosndëshkueshmëria vjen nga mos funksionim në prokurori e gjykatë që s’kanë dhënë atë që duhet të jepnin për personat që shkelin ligjin.

Kraja: Kërkohet më shumë të kemi produkt në raport me evidentimn e shkeljeve në shpërdorimin e fondeve publike, qoftë në nivel lokal apo qendror. Kuptohet bëhet fjalë për zyrtarë të përfshirë që në mënyrë abuzive shkelin ligjin. Kjo është përparësi e jona padiskutim që është duke u vlerësuar përditë e shpejt do kemi dhe rezultate konkrete që do i bëjmë publike, por me rëndësi është që struktura është e vendosur për qëllimin që është krijuar dhe ka vullnetin për të bashkëpunuar për ta realizuar qëllimin e përbashkët.

Mosndëshkueshmëria, nga ka ardhur? Nga mos funksionimi i sistemit, që do të thotë mos funksionim në prokurori e gjykatë që s’ka dhënë atë që duhet të jepte, vendimin për persona që shkelin ligjin, e tani po e shohim përditë kur prokurorë e gjyqtare konstatohen të përfshirë në vepra në shkelje të ligjit e ndonjë herë dhe me situata që lidhen me krimin e organizuar apo situata të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here