Bilanci ditor i Covid/ 1 rast i ri dhe 8 të shëruar…

0
77

Një rast i i ri me Covid nga 3 348 testime u konfirmua këtë të Martë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të njëjtave burime, në 24 orët e fundit nuk kishte asnjë humbje jete.

I infektuari ishte në Tiranë.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 002 që nga shfaqja e pandemisë në vend.

Aktualisht po merr trajtim spitalor të specializuar 1 pacient. Ndërsa raste aktive me Covid janë 56.

Që prej shfaqjes së pandemisë në vend, janë prekur 132 514 persona, prej të cilëve 2 456 kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. “Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, sipas qarqeve:

  • Tiranë – 90
  • Shkodër – 64
  • Korçë – 49
  • Berat – 35
  • Lezhë – 24
  • Elbasan – 22
  • Gjirokastër – 11
  • Vlorë – 11
  • Durrës – 5
  • Dibër – 4
  • Kukës – 4
  • Fier – 4
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here