Policia e Kosovës ndalon të riun serb në Gazimestan, konfiskon bluza me mbishkrime provokuese dhe që nxisin urrejtje…

0
113

Policia e Kosovës gjatë manifestimeve për përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës në Gazimistan ka ndaluar një të ri serb dhe ka konfiskuar bluza me mbishkrime provokuese dhe që nxisin urrejtje. Po ashtu policia njofton se kanë sekuestruar edhe disa mjete të forta.

“Gjatë manifestimit zyrtarët policorë kanë vërejtur disa pjesëmarrës, të cilët kanë pasur të veshur fanella me mbishkrime provokuese, andaj me qëllim të shmangies së ndonjë keqkuptimi apo incidenti të mundshëm, fanellat e tilla të ekspozuara në automjete dhe të veshura iu janë larguar”, bëhet e ditur nga policia.

Sipas forcave policore, manifestimi ka përfunduar pa incidente madhore dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë qetësisht.

Beteja e Kosovës ka ndodhur më 15 qershor 1389 mes armës së drejtuar nga princi serb, Lazar dhe ushtrisë së Perandorisë Osmane nën komandën e sulltanit, Murati I.

Dyluftimi është zhvilluar në fushën e Kosovës rreth 5 km në veriperëndim të Prishtinës së sotme. Nga historianët cilësohet një nga betejat më të ashpra, ku Lazari dhe Murati mbetën të vrarë ndërsa në fund beteja u fitua nga otomanët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here