Kurti kërkon kthimin e artefakteve të Kosovës që i mori Serbia…

0
188

Është promovuar sot në Prishtinë, katalogu i Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Në promovimin e këtij katalogu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se edhe pse kanë kaluar 23 vite nga lufta e Kosovës, një pjesë e madhe e artefakteve të Kosovës ende gjenden në Muzeun e Beogradit.

“Ky thesar vazhdon të jetë i paplotë mbase pjesa më e rëndësishme gjenden në muzetë e Beogradit. Ndonëse kanë kaluar 23 vjet një pjesë e jona kulturore vazhdon të qëndrojë në Serbi”.

Me tëj, ai ka kërkuar që ato artefakte të kthehen nga Serbia në Kosovë dhe se ajo është edhe fajtori kryesor i shkatërrimit të monumenteve kulturore të Kosovës.

“Serbia vazhdonte të shkatërronte monumentet tona. Gjykatësit kanë konstatuar që këto shkatërrime nuk kanë qenë të rastësishme. Kërkesa jonë për drejtësi së shpejti do të marrë formë konkrete. Për kishat shteti ynë ka bërë shumë për restaurimin tyre”, ka thënë ai.

Sa i përket kishave ortodokse serbe në Kosovë, ai ka thënë se ato i ka riparuar Qeveria e Kosovës dhe se për to përkujdeset në vazhdimësi. Kurti ka deklaruar po ashtu se Qeveria ka marrë zotimin dhe ka vullnetin e dijen për të mbrojtur e zhvilluar trashëgiminë kulturore në vend

“Trashëgimia është ndër burimet më të fuqishme. Ajo fuqizon lidhjen tonë me historinë dhe nxitë përgjegjësinë ndaj gjeneratave pas nesh”, ka thënë ai.

Ekspozita arkeologjike e periudhës së Dardanisë antike për Kurtin është një thesar i lartë për vendin.

“Sot po promovojmë një pjesë të rëndësishme. Ajo si e tillë ka vlera të çmueshme. Ekspozita arkeologjike Dardania Antike paraqet artefakte që datojnë nga epoka e neolitit”.

Ndërsa, Drejtori i Muzeut të Kosovës, Ajet Leci ka deklaruar se katalogu arkeologjik ka rëndësi të madhe për historinë e Kosovës. Ai ka thënë tutje se janë 1247 eksponate që janë marrë nga regjimi serb nga Muzeu dhe ende nuk janë kthyer.

“Kemi eksponate që janë marrë nga pushtuesi serb dhe nuk janë kthyer në muze. Duke u bazuar në dokumente muzeu u ka bërë kërkesë institucioneve në Beograd t’i kthejnë të gjitha eksponatet e të cilat janë 1247 eksponate”, ka thënë Leci

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here