Bie nga kati i tretë i banesës ku banonte, ndërron jetë në vend 58-vjeçari në Lushnje

0
92

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Lushnjes, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij. Viktima është identifikuar si A. T., 58 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo” të qytetit, ku 58-vjeçari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here