Aksidenti, tragjedi në rrugën Vlorë – Levan, katër viktima, mes tyre dy fëmijë

0
150

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Levan. Bëhet e ditur se nga aksidenti kanë humbur jetën 4 persona mes tyre një fëmijë.

Ka edhe dy persona të plagosur.

Pas përplasjes njëra nga makinat ka dalë nga rruga duke u shkatërruar plotësisht.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here