“30 qershorin” e zgjidh vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo “Venecia”/ Daçi: Kemi pritur gjatë për këtë çështje…

0
110

Avokati i njohur Jordan Daci, në një lidhje me “Skype” në “Syri Tv” deklaroi se “30 qershorin” e zgjidh vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo “Venecia”.

Sipas Dacit, Komisioni e ka treguar historikisht se nuk jep vendime të prera.

“Ne vdesim që të kemi besim tek të huajt dhe shpesh kemi besim më shumë tek të huajt sesa tek vetja, kjo rezulton shpesh gabim. Është hera e parë që GJK ka kaq shumë çështje. Çështjen nuk e zgjidh “Venecia”, por Gjykata Kushtetuese.

Venecias thjesht do i shtrohen disa pyetje, përgjigjet e së cilave do e ndihmojnë gjykatën për të marrë vendimin, por nuk janë as të detyrueshme, e nuk e përcakton opinioni i Venecias, nëse duhet të pranohet kërkesa apo jo dhe shkaqet.

Komisioni e ka bërë të qartë vazhdimisht në historinë e tij që nuk jep mendime të karakterit të prerë, që do vinin GJK tonën dhe vendeve të tjera përballë një hapësire zero për të lëvizur, në raport me vlerësimin që duhet bërë rast pas rasti. Kemi pritur gjatë për këtë çështje”, tha Daci.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here