Shtëpi bari në Shijak, në kërkim tre kultivuesit, arrestohen dy elektriçistë e OSHEE-së

0
338

Policia e Durrës ka zbuluar në shtëpi bari në Hardhishtë të Shijakut. Në kërkim janë shpallur tre kultivuesit, mes tyre një elektriçist.

Ata akuzohen për veprën penale “Kultivim të bimëve narlotike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.

“U arrestuan Valter Greca, 32 vjeç dhe Andi Dashi (Greca), 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Idajet Greca, 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike”.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Andi Dashi Greca, në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Policia e Durrësi gjithashtu arrestoi në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi 39 dhe 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektiçist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here