Çfarë paralajmëron Goxhaj?! Thirrje qytetarëve trima/ Do i tregojmë botës se jetojmë në diktaturë, çdo 6 muaj do të…

0
182

I ftuar në studion e Fax News, për të folur për të drejtat e njeriut në Shqipëri, avokati Altin Goxhaj, nuk la pa përmendur edhe temën të cilën ai e ka theksuar prej kohësh, në lidhje me agjendën për shpupullimin e vendit.

Goxhaj tha se ka përgatitur një organizim për t’i bërë ballë kësaj agjende dhe për t’ju treguar vendeve të botës se Shqipëria nuk është një vend demokratik siç paraqitet nëpër letra dhe raporte ndërkombëtare.

Avokati zbuloi se duke filluar që prej ditëve në vazhdim, do të krijohej një grup reporterësh të cilët do të përgatisnin raporte për situatën në vend çdo 6 muaj apo çdo 1 vit. Sipas tij, reporterët do të jenë të paprekshëm nga policia dhe do t’i përkasin një grupi ndërkombëtar të reporterëve.

“Jemi në një situatë që njerëzit thonë përse nuk na ndihmon bota. Nuk e dinë që po gënjehen prej kaq vitesh nga PD. Duke shpikur këtë pjesën droga drgoa dhe krimi, kanë hequr vëmendjen nga gjërat e tjera. Përralla që nuk i hyn në punë askujt. Populli po vuan nga qveria jo nga krimi e droga. Sepse qeveria i prodhon.

Jemi në një vend si në vitet 89. Këto gjëra nuk duhen mbajtur të fshehura. Ne kemi krijuar një rrjet reporterësh për të drejtat e njeriut. Do të vërtetojmë se në këtë vend qeveria po bën shtypje dhe presione që njerëzit të largohen.

Duke parë këto, e kupton përse shqiptarët po ikin. Jemi përballë një realiteti që do t’i tregojmë botës, që në Shqipëri po shkelen të drejtat e njeriut si në kohën e diktaturës.

Do të bëhen raporte mujore dhe vjetore për t’i treguar botës se ne nuk jemi vend demokratik. Në këtë situatë ne i bëjmë thirrje qytetarëve trima që marrin celularin dhe filom policin. Ju bëj thirrje të gjithëve që këto ditë do na keni çdo ditë në takim.

Nga ora 6 deri në orën 7 tek pallati i kulturës, pjesa përballë xhamisë, po krijojmë rrjetin e reporterëve të të drejtave të njeriut. Është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të cilët kanë për detyrë që me celularin e tyre dhe me kartën e reporterit e cila do jetë një kartë me vlerë statusi mbrojtje, jo një status koti. Nuk do jemi një rrjet rrugësh ku policia do guxojë të afrohet. Do bëjmë raportim një herë në 6 muaj një herë në vit”- tha avokati Goxhaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here