Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker tur në Europë, vizitë edhe në Tiranë

0
148

Një tur në Europë do të zhvillojë ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Europën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker. Ai do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 30 qershor, Reeker do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin. Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22-29 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here