Dhunohet Auron Tare në Tepelenë, eksperti i trashëgimisë kulturore: Përfaqësuesit e firmës më kërcënuan me jetë mua dhe banorët

0
100

Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare është dhunuar fizikisht në Bënçë.

Pas sulmit ia është dërguar menjëherë në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet që të bëjë edhe kallëzim penal në polici.

Mësohet se shkak për dhunimin është bërë çështja e ndërtimit të një fabrike, e cila është kundërshtuar nga banorët e Bënçës. Tare ishte në mbrojtje të qytetarëve, ndërsa është dhunuar nga përfaqësuesit e firmës, e cila do  të ndërtojnë lotin e dytë të aksit Lekdushk-Kurvelesh.

“Nuk kam një shqetësim të madh. Por po bëhej një dëgjesë më banorët dhe patëm një vetëpërmbajtje. Banorët u mblodhën për të kundërshtuar këtë ndërtim. Përfaqësuesit e firmës filluan të sulmojnë me grushte dhe filluan të më shajnë e kërcënojnë më jetë. Kjo nuk ka të bëjë me një çështje private, por me një çështje publike”, u shpreh Tare për “faxnews”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here