Vukaj: SHBA po shmang Rusinë, nuk është diskutuar për çështjen e Ballkanit…

0
148

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shaqir Vukaj e konsideron mjaft pozitiv dhe produktiv takimin e mbajtur mes Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe Presidentit të Rusisë, Putin. ”Sfera e diskutimit ishte shumë e gjerë që nga marrëdhëniet mes dy vendeve, rritja e marrëdhënieve tregtare mes tyre, sulmet kibernatike deri tek problemet e arktikut”.

Po ashtu Vukaj nënvizoi se kjo ishte e domosdoshme pasi situata ishte shumë e tensionuar dhe shkak sipas tij ishte bërë cilësimi i Putinit si vrasës nga Biden, që çoi në tërheqjen e ambasadorëve. Ai veçoi një fakt duke thënë se në këtë takim nuk është diskutuar për çështjen e Ballkanit.

Ish-diplomati shprehu habi për këtë fakt duke marrë parasysh se Rusia e konsideron Ballkanin si një zgjatim të saj dhe nga ana tjetër Biden po tregon një vëmendje të veçantë për rajonin tonë ndryshe nga Trump dhe Obama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here