Dikur i kërkonte llogari për pasurinë, sot Braçe i bën publicitet në faqen e tij Blendi Fevziut

0
149

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka habitur sot të madh e të vogël kur në faqen e tij ka postuar disa foto të Blendi Fevziut nga Divjaka, ku ky fundit me sa duket po xhiron për një puntatët të emisionit “Opinion”. Kujtojme së Braçe ka një dobësi për Divjakën që kur e ka përfaqësuar këtë zonë në parlament dhe me këtë rast i ka dhënë një falenderim publik Fevziut dhe në fakt nuk ka bërë keq. Moderatori prej kohësh ka kthyer pikëvështrimin e emisionit të tij edhe te bukuritë e vendit, madje edhe ato fare të panjohura, duke i bërë një publicitet të mirë turizmit vendas.

Por ajo që habit në postimin e Braçes është fakti se ky i fundit cfarë nuk ka thënë për drejtuesin e emisionit “Opinion” përgjatë këtyre viteve, madje me akuza të rënda. E ka cilësuar atë në 2015-ën si anëtar të grupit të ‘1 million eurove të para’ ndërsa në 2016-ën nuk ka nguruar ta akuzojë edhe për orat markë që Fevziu mban te të dyja duart prej kohësh. Nga ana e tij Fevziu në një letër publike drejtuar Ramës, por që i referohej indirekt Braçes, i pohonte këtij të fundit që të ‘mblidhte konet’  e të mos bënin akuza të pabaza për pasurinë e tij.

“Meqenëse deputetë të partisë suaj bëjnë akuza të përgjithshme, po ju sfidoj. Përdorni gjithë instrumentet që keni në dorë: Tatime, polici, meteorologji, peshkim a ku di unë dhe verifikoni të ardhurat e mia”, shkruante Fevziu në  letrën në 2015-ën drejtuar Edi Ramës, i revoltuar dukshëm nga postim i Erion Braçes për pasuritë e tij dhe pronat që ai ka në qendër të Tiranës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here