Braho: Ka pasur reagime të shumta për prishjen e Teatrit, asnjë reagim nga ana e Gjykatës Kushtetuese…

0
91

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, avokati Ledio Braho u shpreh se për prishjen e Teatrit ka pasur reagime të shumta, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Braho u shpreh se në lidhje me çështjen në fjalë janë depozituar disa kallëzime por nuk ka pasur asnjë përgjigje dhe transparencë hetimesh nga ana e SPAK.

Ledio Braho: Sot u vu re  se ka pasur një shtesë në objektin e kërkimit  dhe shtesa ka të bëjë me përfshirjen në objektin e gjykimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të vendimit të Këshillit bashkiak, I cili ka vendosur për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ka edhe një kërkesë që ka të bëjë me pezullimin e procedurave të mëtejshme për ndërtimin në pasuri që është pasuria ku ka qenë trualli ku ishte Teatri Kombëtar. Ka një sërë kallëzimesh penale që janë depozituar në SPAK apo në Prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës në lidhje me këtë çështje dhe ende nuk ka një përgjigje në lidhje më këtë çështje.

Deri më tani nuk ka ndonjë transparencë për hetimet që po bën SPAK. Është një hetim që nuk kishte pse të zgjaste kaq shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here