Rushaj: Rama, kundërshtari i përbashkët i demokratëve, kandidatët të fokusoheshin tek…

0
83

Në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv, me gazetarin Juli Krisafi, drejtuesi politik i fushatës së PD gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, Alfred Rushaj, u ndal edhe te gara për kreun e PD. Rushaj I cili shprehu mbështetjen e tij për z. Basha, tha lidhur mbi kandidatët e tjerë në garë se do kishte qenë më mirë të kishin një projekt se çfarë do të bënin më mirë, sesa thjesht kritika ndaj kreut Basha, ndërkohë që sipas tij kundërshtari i tyre i përbashkët është Rama.

‘Nëse do filloja me gabimet padyshim gjatë një pune nuk ka asgjë që të jetë perfekte. Një pune i kthehesh vendimeve dhj gjen gjithmonë dicka për të përmiësuar.  PD nese do i ktheheshe fushatës do kishte gjetur disa gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Ndoshta duhet të kishim dalë më herët në terren. Pastaje e gjithë gjëja do ishte pyetja nëse këto gabime kanë përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve që shpalli Komisioni Zgjedhor? Unë them që jo. Nëse do kishim dalë më parë apo më vonë, do kishte të bënte mbase me një organizim me një intensitet të ndryshëm të punës. Por ajo që ka ndikuar, është ajo që ka bërë qeveria jo gjatë muajit të fushatës por gjatë viti të të fundit për fushatën.  Çfarë ajo ka bërë në funskion të fushatës. Ka disa gjëra që shqiptarëve u është bërë e ditur edhe nga raporti i OSBE-ODHIR. Dhe që është e shkruar: Nuk është e qartë ku fillon shteti dhe partia dhe që referon qartë që ku është kufiri midis partisë dhe shtetit, që nuk ekzistonte më.

Gazmend Bardhi ka thë më të drejtë që i vjen turp që të ketë kolegë që kanë marrë pjesë në masakrën zgjedhore.

Sepse është përballur në vetë të parë më policinë, krimin, që të gjithë u bënë bashkë për të deformuar votën e lirë. I vjen turp se ka përballë atë që është personi që që organizoi këtë markineri antiligjore për të deformuar votën e shqiptarëve.

Vota ime shkon për Z. Basha edhe për faktin që kam qenë drejtor i fushatës së PD. Qëndrimi im nuk vihet në dilemë, edhe për shkak të asaj  pune qe kemi bërë gjatë kësaj periudhe.

Dhe që u përballëm me gjithë këtë makineri, të parave, qeverisë, krimit, çdo gjëje që u vendos në funksion të deformimit të votës së shqiptarëve.

Partisë Demokratike i duhet një njeri që vazhdon me konseguencë luftën për të sjellë ndryshimin.

Sa për kandidatët nuk duhet të ketë asnjë dyshim që meqë kanë sfiduar kryeyarin të largohen nga Partia Demokratike. Kjo nuk ndodh te ne, ndryshe do ishim Partia e Punës. Unë i njoh të tre, janë kolegët tanë. Do doja që ta bënin fushatën jo duke u marrë me kryetarin aktual, por se çfaë do bënin më mirë. Të gjithë bashkë kemi kundërshtar Edi Ramën.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here