Jenisheri i “nipave pensionistë” shpreh ambicien për President: Do fusja ligjin e dedektivit privat

0
119

Në kulmin e debateve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka dalë në skenë një personazh deri dje i panjohur i politikës që ka shprehur dëshirën për të marrë këtë post.

Ai është Selami Jenishehri, Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i datëlindjes 1942.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV nga gazetari Ylli Rakipi, Jenishehri iu përgjigj me po, pyetjes nëse do të pranonte nëse do t’i jepej mundësia të bëhej president.

“Unë do të pranoja, – tha deputeti. –  Nëse më bëhet kjo ofertë, do ta pranoja sepse do të bëja shtetin shqiptar të drejtohej nga një qeveri me profesorë doktorë. Do të dënoja me ligj gjyqtarët që japin dënime të padrejta, 3-10 vjet burg. Do të vija ligjin e detektivit privat. E kam propozuar vetë dhe PS e hodhi poshtë se nuk do që të kontrollohen zyrtarët. Unë nuk e kam frikë burgun, prandaj e propozoj.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here