Censurë medias në Kuvend, Vokshi: Ruçi te tërheqë vendimin dhe të kërkojë ndjesë publike!

0
97

Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, të tërheqë vendimin për censurimin e gazetarëve në Kuvend dhe të kërkojë edhe ndjesë publike.

Albana Vokshi, deputete e zgjedhur, ish-Kryetare e Komisionit të Medias, deklaroi në emër të PD-së se gazetarët e thanë fjalën e tyre.

“Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre, – u shpreh Vokshi në Fb. – Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore.

Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si I tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!

Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!” – theksoi Vokshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here