Malltezi denoncon me foto: Nuk mjafton pontili, po edhe lokali në majë! Thuhet që e bën bodigardi i Ramës…

0
227

Nga Jamarbër Malltezi.

Nëse Qeveria do të ishte serioze me bregdetin, do t’i prishte ato ndërhyrje që dëmtojnë më shumë vijën bregdetare,  kanë pasoja më të mëdha për ekologjinë e zonës dhe dëmtojnë afatgjatë dinamikën e brigjeve. Ndaj, ndërtimet në tokë pranë bregdetit janë dëmtim i mjedisit, por kurrkund në krahasim me ndërhyrjet brenda në det ose në liqen.

Foto e parë është nga ndërtimet e dhjetëra pontileve në det (vepër penale!) dhe nuk mjafton pontili por edhe lokal majë pontilit! Thuhet që e bën bodigardi i Ramës.

Ligji qenka i ndryshëm për persona të ndryshëm?! Pse nuk fillon urgjentisht me heqjen e pontileve që dëmtojnë dinamiken e brigjeve?!

Image

Fotot e tjera janë nga kafshimi i liqenit të Shkodrës! Janë futur duke mbushur liqenin, rreth 50-60 ml me inerte. Me sy rreth 3-4 mijë m3 inerte janë hedhur në pasqyrën e liqenit.

Ku shteti?! Ku Rama?! Ku fasada?! Ku inspektoriatet?! Ku dallimi mes partisë dhe shtetit?!

Operacioni i fundit është përpjekje e Edi Ramës për të grabitur toka dhe jo përpjekje për të shpëtuar mjedisin apo vijën bregdetare.

ImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here