Ekspertja greke: Medikamenti i ri për Alzheimer-in, efektiv vetëm në fazat e hershme të sëmundjes…

0
206

Administrata e Ushqimit dhe Barnave aprovoi të hënën Aducanumab-in, si trajtim për sëmundjen e Alzheimer-it. Megjithatë, një eksperte greke është shprehur se medikamenti funksionon vetëm në fazat e hershme të sëmundjes.

Magda Tsolaki, presidente e Shoqatës Greke për Sëmundjen e Alzheimer dhe Çrregullimeve të Ndërlidhura u shpreh:

“Ilaçi është për pacientët që janë në fazat shumë të hershme të sëmundjes neurodegjenerative. Mund të jetë i dobishëm në fazat e hershme të sëmundjes, por fatkeqësisht nuk mund të sjellë ndryshim kur dikush është në një fazë të avancuar të sëmundjes. “

Diagnostikimi i kësaj sëmundjeje nuk është një detyrë e lehtë pasi shumë çrregullime të lidhura me të që ndikojnë në funksionin e kujtesës kanë simptoma të ngjashme. Kështu në 2-40% të rasteve diagnoza mund të jetë e gabuar. “Diagnoza klinike e sëmundjes Alzheimer-it kërkon një kombinim të rezultateve laboratorike, imazheve dhe testeve gjenetike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here