Harxhi: Basha thotë se nuk i njeh zgjedhjet, por do të futet në Kuvend për karrigen e tij…

0
87

Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi u shpreh se ajo është për mos njohje të zgjedhjeve dhe për të mos u futur në kuvend.

E ftuar në PolitikOn në RTV Ora, ajo tha se PD ka humbur dhe se në shtator do të bëhet qeveria e Ramës dhe jo e PD-së, pavarësisht deklaratave të Bashës.

“Unë bie dakord me Bujar Nishanin për zgjedhjet e 25 prillit se këto janë teza të diskutuara në grup dhe ne i diskutojmë shpeshherë. Edhe unë e kam thënë mosnjohjen e zgjedhjeve. Ne kemi humbur, por nga ana tjetër, në shtator do të bëhet qeveria e Ramës dhe jo e PD-së. Basha po mundohet që të radikalizojë PD-në për të mbajtur karrigen e tij, duke thënë se ka pasur një manipulim masiv të zgjedhjeve dhe se nuk do të njihen ato, por do të futet në Kuvend. Unë dhe Nishani kemi thënë se ka pasur manipulim të fuqishëm, por nëse për Bashën kjo ka qenë një fitore e humbur, nuk duhet të futet në Kuvend”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here