Zgjedhjet në PD, Basha: Nga kjo garë do të dalim më të fortë dhe më të bashkuar

0
115

Teksa kanë mbetur një javë nga zgjedhjet për kreun e PD, kryetari në detyrë Lulzim Basha i cili kërkon një tjetër mandat në krye të kësaj partie shprehet se nga kjo garë do të dalin më të bashkuar.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Basha shprehet se PD do të jetë më e vendosur për të luftuar me gjithë forcën deri në largimin e regjimit Rama-Doshi, për Shqipërinë dhe demokracinë.

“Nga kjo garë do të dalim më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të luftuar me gjithë forcën që kemi deri në largimin e regjimit Rama-Doshi. Për demokracinë, për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, shkruan Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here