Rrezikonte jetën, shpëtohet turistja polake, kishte rënë në greminë te ‘Maja e Alisë’

0
153

Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshqitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

Në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur ‘Maja e Alisë’, Theth.

Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here