Video/ Policia dhunon banorët që protestojnë për burimin e ujit. Nuk kursehen as gratë

0
293

Pasditen e djeshme, policia duke u kërkuar banorëve të lirojnë rrugën që kishin bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit, ka tërhequr zvarrë protestuesit si dhe ka dhunuar gra e burra.

Protesta e djeshme e banorëve të fshatit Lumas është shoqëruar me dhunë. Pasditen e djeshme, policia duke u kërkuar banorëve të lirojnë rrugën që kishin bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit, ka tërhequr zvarrë protestuesit si dhe ka dhunuar gra e burra.

Pamjet filmike, tregojnë dhunën që ka ndodhur mes policië dhe banorëve.

Sipas banorëve, disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar në Komisariat.

Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit, për të penguar mjetet e firmës kontraktuese për ndërtimin e ujësjellësit. /Dosja.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here