Shehaj i prerë: Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën

0
125

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka siguruar të gjithë mbështetësit e tij demokratë se nëse do të zgjidhet kryetar i kësaj force politike nuk do të ketë bashkëqeverisje apo marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Shaj nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”. Ndër të tjera shprehet se në pushtet shkohet vetëm me votë dhe se mënyra për të fituar votat është duke bërë Partinë Demokratike alternativën e duhur për shqiptarët.

“Nën drejtimin tim nuk do të ketë bashkëqeverisje, nuk do të ketë marrëveshje, në asnjë rrethanë me Ramën. Do të ketë vetëm opozitë, opozitë. Në pushtet vihet vetëm me votë dhe votat fitohen duke bërë për vete shqiptarët, dhe shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë.

Me mua në krye, PD do jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë, me mundësi karriere për të gjithë, dhe karriera do të garantohet përmes garës dhe votës së anëtarëve”, është shprehur Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here