Ndodh edhe kështu/ I shkaktoi vuajtje/ Schroeder dëmshpërblen ish-burrin e gruas

0
106

Martesa e pestë e ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schroeder i shkakton atij pasoja financiare. Shkak është bërë një gjyq i rrallë. Ish-kancelari 77-vjeçar duhte të dëmshpërblejë ish-burrin e gruas së tij me 22 mijë euro për dhimbjen dhe vuajtjen që i ka shkaktuar. Por si qëndron historia?

Jeon Myung Gon, ish-bashkëshorti i gruas aktuale të Schroeder, Soyeon Kim, vendosi të padisë kancelarin pasi në nëntor të vitit 2017 ai ishte ndarë nga e shoqja. Por në marrëveshjen e divorcit ai kishte shënuar se do të ndahej nëse ajo do i jepte fund marrëdhënies me Schroeder.

Por ndodhi e kundërta. Në maj të vitit 2018, Soyeon dhe ish-kancelari u martuan.Atëherë kirurgu plastik e hodhi Schroeder në gjyq duke kërkuar një dëmshpërblim prej 73 mijë euro. Gjykata mori vendim për 22 mijë.

Në Korenë e Jugut, shkelja e kurorës konsiderohet edhe sot diçka shumë e rëndë.

Schroeder u takua me Kim gjatë një interviste në vitin 2015. Mendohet se lidhja e tyre nisi që atëherë.

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here