Kishin pasur debate të shumta/ Viktima i ngacmonte vajzat, flet autori: S’durova dot, ma solli në majë të hundës!

0
120

Detaje të reja janë zbardhur këtë mëngjes nga vrasja e 25-vjeçarit, Emiljano Ndou, mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Mësohet se 47-vjeçari, e ka qëlluar të riun, pasi ky i fundit, i kishte sjellë probleme shumë herë. Në polici, Mark Kodra, është shprehur se “i kishte ardhur në majë të hundës nga veprimet e tij dhe nuk kishte duruar dot më”. BW raporton se dyshohet se më herët, viktima kishte ngacmuar vajzat e Kodrës dhe para vrasjes, 25-vjeçari kishte kaluar me motor pranë shtëpisë së autorit.

Bëhet me dije se lidhur me këtë çështje viktima dhe autori, banues në të njëjtin fshat, kishin debatuar më parpara. Mësohet se këto deklarata janë bërë edhe në polici nga vetë Mark Kodra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here