Tallja me politizimin e Akademisë/ Rama: Gjinushi nuk më uroi fitoren….

0
119

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Akademinë e Shkencave, ku mbajti një fjalë të gjatë për atë që e quajti depolitizim të këtij institucioni.

Por teksa akademikët dhe ekspertët kanë akuzuar se institucioni është politizuar më shumë se kurrë, Rama gjeti një arsye ‘të fortë’ se përse është depolitizuar ASH.

Ai tha se drejtuesi i akademisë, aleati i tij politik, Skënder Gjinushi, nuk e ka uruar për fitoren.

Rama e vazhdoi talljen e tij duke thënë se ata që nuk ia donin fitoren në mesin e akademikëve janë të pakët.

“Për herë të parë Skënder Gjinushi nuk ma ka uruar fitoren e zgjedhjeve. Domethënë pavarësisht se është i kënaqur që unë kam fituar zgjedhjet, ka menduar dhe për ata anëtarë që janë të pakënaqur që unë kam fituar zgjedhjet. Duke qenë se janë pakica, për herë të parë është bërë me pakicën. Kështu që nuk besoj se ka efekt më të madh të reformës. Kur u arrit dhe depolitizimi i Skënder Gjinushit e ardhmja është e sigurt,” u tall Rama.

Partia që kishte Gjinushi tashmë ka rënë në duart e Tom Doshit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here