Bushati: Hipokrizi e madhe rihapja e dosjeve të mëdha pas 25 prillit…

0
128

Analisti Andi Bushati ka folur me tone të ashpra sa i përket hapjes së dosjes së 21 janarit, ku Prokuroria e Tiranës i është rikthyer hetimit të një prej çështjeve të pazgjidhura dhe të pazbardhura në vend.

Ai është shprehur se është hipokrizi e madhe pasi hapja e shumë prej çështjeve më të mëdha në vend ka ndodhur fill pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas analistit, kjo është një drejtësi që shfrytëzon gjakrat për të mbuluar manipulimet e zgjedhjeve.

“Vrasja e atyre 4 njerëzve nga Sali Berisha. Kush është lajm dite, shih çfarë kanë ndodhur, ata janë demonstrues të vrarë nga pushteti, unë them pse tallen me gjakun   atyre gjynahqarëve 10 vite më pas. Drejtësinë e tyre e kemi mësuar që nuk funksiononte. Kurse pas 25 prillit hapin Gërdecin e Fatmir Mediut, 21 janarin, Gjykatën Kushtetuese, 30 qershorin, çështjen e Gent Cakajt, ejt. Vetëm një debil nuk e kupton që është një drejtësi që ka pritur rezultatin e zgjedhjeve . Kjo është drejtësia e pavarur?! Kjo është një drejtësi që shfrytëzon gjakrat për të mbuluar zgjedhjet”- theksoi Bushati.

E gjitha kjo bëhet për të spostuar vëmendjen nga masakra elektorale e 25 prillit, ku PS bleu dhe vodhi zgjedhjet në mënyrë masive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here