Punonjësit e HEC në Ulëz dalin në protestë, ndërhyn policia

0
99

“Protestojmë për të drejtat tona, jemi kryefamiljarë, do mbetemi në rrugë të madhe dhe askush nuk do na mbështesë”, kështu janë shprehur punonjës specialistë nga  HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit.

Sot ishte dita e dytë e protestës së specialistëve, të larguar padrejtësisht disa ditë më parë, ndaj dhe ditën e sotme ata protestuan pranë hyerjes kryesore të HEC-it Ulzë.

Pak minuta para se të niste protesta paqësore, e punonjësve specialistë, të larguar nga dy HEC-et, punojës policie nga Komisariati i Matit dhe ai i Kurbinit ishin vendosur pranë dy HEC-ve, ndërsa forca të shtuara nga kompania Siguriti ndodheshin te porta kryesore e HEC-it në Ulzë. Sipas punojësve masat ishin ndërmarrë nga uniformat blu dhe si shenjë kërcënimi, ndërsa një fenomen i tillë kërcënimi është bërë drejtuesve të Sindikatës së Punonjësve të Industrisë shqiptare. Këtë fakt e ka pohuar dhe kreu i kësaj sindikate Taf Koleci i cili dhe sot është bashkuar punonjësve protestues, duke thënë se kjo kompani po abuzon me të drejtat e punonjësve të saj. Largimi i këtyre spacialistëve është i pamotivuar, janë banorë nga dy fshatrat ku dhe janë dy HEC-cet, dhe kjo do të ndikojë në shtrejtimin e kushteve të jetesës.

Protesta e tyre është legjitime, janë punonjës profesionistë dhe të spacializuar,ndaj duhen zbatuar kontratat e punës nga kjo kompani. Një absurditet  kompanisë Curum, duke hedhur në rrugë të madhe dhe pa të ardhura shumë familje në dy zonat, ku dhe ndodhen dy HEC-et.

Punonjësit sipas tyre janë të vendosur të vijojnë protestat e tyre deri dhe ne grevë urime deri në zgjidhjen e të drejtave të tyre. Sakaq ata kërkojnë ndërhyerje të menjëhershme nga institucionet bashkive përkatëse dhe ata qendrore.

Shkopeti dhe Ulza janë të njohura gjithashtu dhe për zhvillimin e turizmit Rajonal, dhe konsiderohen mjedise argëtuese për turistët vendas dhe të huaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here