Katër muaj e shembur, “Salillari” asnjë masë për riparimin e rrugës Orikum-Vlorë

0
324

Kilometri i shtatë i segmentit rrugor Vlorë-Orikum vijon të paraqitet problematik prej 4 muajsh. Rrëzimi i rrugës ka krijuar shqetësime tek drejtuesit e mjeteve, ndërsa problematika shtohet më shumë gjatë sezonit turistik.

Radhët shkojnë deri në dy orë. Ende nga firma kontraktuese, por edhe nga pushteti vendosur në Vlorë ende nuk ka asnjë ndërhyrje për të normalizuar situatën. Drejtuesit e mjeteve tregojnë se e kjo ngelizhencë i pengon për të qarkulluar. Më problematike është fundjava kur shtohet dhe lëvizjet nga pushuesit.

“Ne kemi biznes. Në fundjavë trafiku shkon deri në Radhimë. Me këtë ushqehemi. Të vazhdojë sa më shpejt rruga,” thotë një prej qytetarëve.

“Të bëhet sa më parë. Gjëra koti i lënë kot, si marr vesh. Ka policë këtej dhe andej që të kalohet se ndryshe nuk bëhet.”

Të zhgënjyer thonë se dhanë votat por rruga duket se nuk ka qenë në vëmendjen e pushtetarëve.

“Katër orë sa vijmë andej, merre me mend të kalojë gjithë ky qytet. Sezoni i tyre mbaroi se i morën votat.”

Kompania e mirëmbajtjes së kësaj rrugë Salillari nuk ka marrë asnjë masë deri tani. Kjo kompani ka një kontratë 12-vjecarepër mirëmbajten e këtij aksi. Është hera e dytë në pesë vite që aksi Orikum Vlorë pëson shembje pas shirave të dimrit. Po këtë herë dëmi është më i madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here