Ankimimi i PD për Durrësin, Logu: PS vuri në krye të fushatës emra të lidhur me krimin…

0
109

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Marash Logu, ka sqaruar kërkesën për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. Logu deklaroi se PD-ja ka gati një material që e ka dorëzuar në KQZ prej 57 faqe ku sqarohen të gjitha shkeljet në procesin zgjedhor të 25 prillit. Nga ana tjetër, ai nënvizoi se PS kishte vendosur si drejtues të fushatës në Durrës, persona të njohur për emra me rekorde kriminale.

”Kemi konsideruar shkelje janë ndarë në 5 kategori, blerja e votës përmes personave me rekorde kriminale, 15 prova i kemi depozituar. PS kishte drejtues politik Ardian Çela drejtor i OSHEE, kompani me pronësi 100% shtetërore. Çela është nën akuzë për favorizime e shkelje ligjore kur ishte nënkryetar i bashkisë Durrës, drejtuesi faktik i fushatës ishte ish kryetari i Bashkisë Vangjush Dako i njohur për lidhje me krimin e organizuar. Lidhjet e Dakos janë shfaqur në të paktën 2 raste, 5 dhetor 2016 kur Apeli Durrës liroi Lulzim Berishën, drejtuesi i bandës së Durrësit, se Dako dha garanci për punësimin e tij në Bashkinë e Durrësit.

Rast tjetër përfshirja e Dakos në dosjen 339/1 nga përgjimet e Bild rezulton se Dako ka komunikim me Astrit Avdylajn, drejtues i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, për zgjedhjet e 2017. Kandidat për deputet e deputet në detyrë të PS ishin Jurgis Çyrbja, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rraja, të njohur për lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Cyrbja ish drejtor Kadastre ka dalë në përgjime të prokurorisë si i përfshirë në vepra kriminake, rasti konkret privatizimi i Vollgës. Ndraxhi doli te përgjimet e BILD si njeri për të cilin kriminelët kishin punuar për të siguurar votat e tij. Rrahman Rraja e familja e tij njihet si bandë kriminale në Fushë Krujë, familjarët e tij në vijimësi janë pjesë e personave me rekorde të tmerrshme kriminale. PD ka depo 50 kallëzime penale në SPAK, 30 orej tyre me raste flagrante të shitblerjes së votës, nga drejtues e përfaqësues të PS“, tha Marash Logu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here