Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet shoferi…

0
100

Arrestohet nga policia autori i aksidentit të djeshëm në Mat, ku humbi jetën një kalimtar. Rreth orës 12.00, në qytetin e Burrelit, shtetasi J. Gj., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. R., 59 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Autori pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas ndjekjes nga Policia, u bë kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët e Policisë Rrugore u bë arrestimi i shtetasit J. Gj., 24 vjeç, banues në Mat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here