Aksident në Durrës/ 34 vjeçari përplas këmbësoren e moshuar…

0
111

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 34 vjeçar raportohet se ka përplasur një këmbësore të moshuar.

Durrës

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e  Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 49 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K.Port – Durrës u kap duke kaluar kufirin me vizë hollandeze e dyshuar e falsifikuar.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh.S., 34 vjeç,  banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore E.M., 68 vjeçe,  banuese në Arapaj, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here