VIDEO/ Shihni sesi kamarierët në Durrës, godasin me grushte kokës e në bark emigrantin nga Maroku

0
118

Videoja që po shikoni tregon momentin kur dy kamarierët e një lokali dhunojnë me grushte një emigrant maroken, Elmedi Nouak, 27 vjeç. Pamjet e publikuara nga Panorama, tregojnë momentin kur kamarierët me tabaka në duar, ndalojnë emigrantin në derën e loaklit. Pas disa sekondash bisedë, ata nisin ta qëllojnnë me grushte në kokë e në bark atë, duke e lënë të shtrirë.

Rreth tyre mblidhen edhe persona të tjerë e më pas nuk tregohet qartë se çfarë ndodh me marokenin.

I riu doli sot me zë dhe figurë dhe denoncoi për dhunë efektivët e Policisë së Durrësit. Ai u shpreh se ata e kishin mbyllur dhe për më shumë se pesë ditë e kishin lënë pa ngrënë, lakuriq dhe e kishin dhunuar.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga Policia e Durrësit, e cila përmes një njoftimi zyrtar sqaroi se marokeni ishte dhunuar nga një kamarier për vetëmbrijtje pasi kishte shqetësuar klientët në lokal. Sipas policisë, marokeni ishte konfliktuar dhe me mjekë të urgjencës së Durrësit, zihej me qytetarët si dhe ishte proceduar penalisht për shitje kanabisi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here