Rinumërimi në Berat, PS humb vota, rikuperon LSI

0
141

Rinumërimi i 102 kutive të votimit në Berat nga 114 që janë në total i ka rikuperuar LSI 12 vota, ndërsa PS ka humbur 3 vota nga tabela e miratuar nga KQZ.

Edhe PD ka humbur 5 vota nga rezultati i 25 prillit.

Në këtë qark, PS mori një mandat më tepër, pasi mori 77 votë më shumë se LSI.

Në Berat PS ka fituar 5 mandate me 41, 656, PD ka fituar 2 mandate me 22,744 kurse LSI nuk ka marrë asnjë mandat, ndërsa në total ka 8, 275 vota. Aty ku shpresonte të merrte të pakën 2 mandatet e fituara në 2017, LSI nuk mori dot një mandat.

Dy mandatet e saj në 2017 janë ndarë një për PS dhe një për PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here