Godole: Berisha udhëhoqi Lëvizjen studentore kundër regjimit, tani shpallet non grata me “listë shtëpie”

0
260

Është ironike mënyra sesi Sali Berisha shpallet “person i padëshiruar” nga SHBA-të së bashku me familjen e tij, si me “listë shtëpie” në kohën e komunizmit, tha Jonila Godole në “Ilva Now”, në një kohë që ka qenë personi i cili ka drejtuar Lëvizjen studentore për të rrëzuar statujën e diktatorit Enver Hoxha, dhe njëkohësisht regjimin e këtij të fundit tij.

“Linçimi që iu bë dje Sali Berishës me gjithë familjen, si me listë shtëpie, mua më kujtoi atë lider historik që e lidhim me anti-komunizmin, m’u duk jo shumë e gjetur edhe nga DASH edhe për familjen e tij. Natyrisht z. Berisha nuk është si figurat e tjera që janë shpallur deri tani”, u shpreh znj. Godole.

Jonila Godole tha se nga ana tjetër, është për të shumë e trishtueshme që në demokracinë shqiptare nuk ja doli Drejtësia e vendit që të hetojë çështje të vjetra tashmë për z. Berisha pasi ky i fundit ka tetë vite që është larguar nga skena politike, por këtë gjë e bëri DASH.

“Bëhet fjalë për gjëra të vjetra se ka tetë vite që nuk është në poste publike, nuk arriti që ta bëjë vetë këtë gjë, jo vetëm për Berishën. Do doja që kjo gjë të kishte ardhur nga institucionet tona”, tha znj. Godole.

Jonila Godole e quajti z. Berisha një lider historik, i cili nga ana simbolike nuk duhet ta mbyllte karrierën e tij me një akuzë të tillë për korrupsion.

“Është ironike të shohësh se si vetë ky lider historik i gjithë tranzicionit të Shqipërisë, ta mbyllë karrierën e tij, nga ana simbolike, se ai tha sot që do të vazhdojë, por ta mbyllë me një akuzë të rëndë korrupsioni, kur ndërkohë, lufta ndaj korrupsionit ka qenë mburoja dhe arma e tij më e fortë, me të cilin fitoi edhe zgjedhjet e vitit 2005”, tha znj. Godole.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here