Gati për atentatin e radhës, zbulohen dy mina me telekomandë në Elbasan, arrestohet 48-vjeçari…

0
90

Një 48-vjeçar i identifikuar si Artan Kazanxhi, me banim në Durrës, është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi i janë gjetur dy mina me telekomandë me vete, të cilat dyshohet se kishte qëllim ti shiste.

Mësohet se Kazanxhi ka qenë në një lokal në zonën e Bradasheshit, kur i është bërë kontroll nga ana e Policisë, dhe i janë gjetur dy mina me telekomandë, të cilat mund të përdoreshin në ngjarje me natyrë kriminale, që duhet thënë kanë qenë të shpeshta në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bradasheshi”. Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë. Sekuestrohen dy mina me telekomandë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të minave me telekomandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bradasheshi, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 48 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here