Thjeshtimi i procedurave doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës do lehtësojë tregtinë mes dy vendeve

0
165

Gjatë një takimi bilateral midis krereve të Doganave të dy vendeve, Genti Gazheli dhe Agron Llugaliu, organizuar në Morinë, ku ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u ra dakort që të rritet bashkëpunimi në disa fusha.

Lehtësimi i tregtisë dhe krijimi i një klime të favorshme për biznesin është një prioritet në bashkëpunimin midis dy Administratave Doganore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Gent Gazheli, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej këtë nismë që tashmë është konkretizuar me projekte të përbashkëta. Ky bashkëpunim do të intensifikohet në shkëmbimin e informacionit dhe në ngritjen e një grupi të përbashkët teknik për lehtësim të procedurave për operatorët ekonomikë të të dy vendeve.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, e konsideroi këtë si një lehtësi për biznesin shqiptar të të dy vendeve, duke çuar përpara vullnetin e dy Qeverive.
Lehtësitë e procedurave në dy sistemet doganore do të ulin, jo vetëm kohën e procesimit për biznesin, por edhe reduktim të kostove për to.

Gjithashtu krerët e dy administratave doganore, zhvilluan dhe një takim me përfaqësues të biznesit, ku u njohën nga afër me shqetësimet e tyre në lidhje me procedurat doganore. Angazhimi i shtuar dhe vullneti i të dy administratave doganore pritet të sjellë një qasje ndryshe për sipërmarrjet e të dy vendeve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here