Biberaj: Nuk kanë hapësirë juridike për ta shkarkuar presidentin, parlament me mandat të cunguar

0
76

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj e ka konsideruar si veprim jo të zgjuar politik iniciativën e maxhorancës për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Biberaj tha se nuk ka asnjë hapësirë juridike për të shkarkuar kreun e shtetit, duke theksuar se parlamenti aktual është i cunguar.

“Nuk kanë hapësirë juridike për ta shkarkuar presidentin. Është parlament me mandat të cunguar. U futën persona që nuk janë votuar, ka edhe një konotacion që nuk shkon. Rilindja sot ka të gjitha pushtete dhe kërkon të rrëzojë të vetmin institucion që nuk e ka.  Kishte edhe një tentativë tjetër. Politikisht nuk duket veprim i zgjuar,” u shpreh ai.

Gjithashtu, edhe analisti Artur Zheji se parlamenti që do të votojë për shkarkimin e Metës nuk është i plotë dhe i kontestuar, duke cilësuar si hile vendimin e maxhorancës.

“Kemi një parlament që nuk i ka 140 deputetë të konstatuar, një pjesë e rëndësishme e deputetëve nuk kanë qenë të votuar janë bishat listash. Është një parlament që shumë herë ka pasur aluzione që deputetë janë shitur apo blerë. Në një situatë të pashijshme të bësh një betejë kundër presidentit qoftë e ligjshme apo e rregullt, ku parlament nuk ka jo thjeshtë numrat por edhe kualitetit për të gjykuar një gjë të tillë. Ka edhe hile. Një parlament ndryshe do e bënte shumë të vështirë apo fare të pamundur këtë aventurë të maxhorancës,” shprehet Zheji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here