“19 persona kanë votuar 53 herë”, rrjeti “masakron” kryeministrin: Sa herë votoi Rama në të njëjtën qendër votimi

0
201

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hapur kutitë e parë të kontestuara të materialeve zgjedhore në Qarkun e Beratit, ku Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e mori mandatin e deputetit vetëm për 77 vota.

Gjatë këqyrjes janë evidentuar parregullsi dhe mungesë të materialeve, ku në disa prej tyre mungon raporti i PEI, procesverbalet e pjesëmarrjes në votim, mospërputhje në numrin e votuesve, fletë të dëmtuara, si dhe me mungesën e listës së zgjedhësve. Lidhur me këtë çështje

Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë.

Lidhur me këtë së fundmi po qarkullon një meme ku ironizohet kryeministri Edi Rama i cili shfaqet disa herë në të njëjtën qendër votimi në fotomontazhin në fjalë që po bën xhiron e rrjetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here