Arjan Çani habit me deklaratën: Rama meqenëse nuk u bë si Van Gog, e sheh Shqipërinë si telajo, ku kërkon të pikturojë në të

0
131

Gazetari Arjan Çani është shprehur i sigurtë se kryeministri Edi Rama do të qeverisë Shqipërinë deri në vitin 2029.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi I” në News24,  Çani tha se Rama kërkon të lërë gjurmë në Shqipëri, dhe meqenëse nuk u bë dot piktor si Van Gog, kërkon të pikturojë vendin të cilin e sheh si telajo.

Mandati i Ramës është legjitim të kërkojë mandatin e tretë, për të ardhur tek rasti i Shqipërisë, mandati i 3-të e i 4-t, llogaris edhe këtë nëse nuk ka aksident. Pra parashikoj të jetë deri në 2029 nëse s’ka aksident rrugës. Rama për nga profesioni bazë është piktor, meqë nuk u bë Van Gogh, shfrytëzon rastin përveç shumë ambicieve të tjera, që Shqipërinë ta shohë si telajo që do ta pikturojë. Deri tani ka pikturuar një pjesë, ka dhe një pjesë të madhe. Ai do të lërë gjurmë, dhe e do tek dimensioni estetik. Do të rregullojë fasadën, nga ana urbane Shqipëria është ven i shëmtuar, ipistë. Rama do t’i japë një look, një buzëkuq. Diku-diku e ka arritur. Me këtë Rilindjen Urbane. S’ka mbaruar akoma pikturën e tij. Si mund t’i thuash një piktori nxirre pikturën, kur s’ka vënë pikën e fundit në telajo. Ai ka telajon përgjysmë”, tha Çani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here