“Këlyshët e komunizmit janë akoma gjallë”, Liçaj për shembjen e Teatrit: Politika perverse…

0
84

Aktori Neritan Liçaj ka dhënë një intervistë këtë të premte për Fax News, pak ditë para se të bëhet një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar me urdhër të qeverisë.

Neritan Liçaj, një nga aktivistët më me zë për mbrojtjen e teatrit, deklaroi se prishja e Teatrit pasqyron faktin se këlyshët e komunizmit janë akoma gjallë.

Sipas Liçajt, politika perverse e Kryeministrit Edi Rama ja doli që të përçajë artistët, por ai e bëri të qartë se ata nuk tërhiqen nga rezistenca e tyre dhe do perdorin cdo mjet demokratik ne luften per mbrojtjen e teatrit.

Aktori u shpreh jo shumë shpresëplotë për mundësinë e një rindërtimi të teatrit aty ku ishte dhe siç ishte, pasi PD-ja me të cilën kishin marrëveshje humbi në 25 prill.

Liçaj nuk i kurseu kritikat as për drejtësinë, për të cilat tha se akoma nuk po reagojnë në një kohë kur një masakër u bë për teatrin kombëtar. Ai shtoi se ky është rasti më i mirë për drejtësinë të tregojë se nuk është e kapur nga politika.

Një tjetër pyetje që ju bë Liçajt nga gazetarja e Fax News, Edona Haklaj ishte për zërat që thonin se artistët për mbrojtjen e teatrit do të krijojnë parti. Aktori i mohoi këto zëra kategorikisht duke theksuar se faktet janë kokëforta dhe asgjë e tillë nuk ndodhi.

Intervista e plotë:

Gati nje vit nga shembja e Teatrit? Ne kemi vazhduar betejën tonë për teatrin. Organet  e drejtësisë akoma nuk po reagojnë. Mbi teatrin kombëtar u bë një masakër. Fakti që nuk ka një teatër të ri, ne e kemi thënë që nuk do ketë. Presim çfarë do të vendosi drejtësia. Është rasti më i mirë që drejtësia të tregojë sa e pakapur nga politika është.

Keni shpresë për drejtësi? Shpresa nuk vdes asnjëherë. Shpresa vdes e fundit. Shpresojmë në një vendim pro. Është shumë i rëndësishëm vendimi i GJK, por mbi të gjitha është vendimi i SPAK. Kam frikë që po e lënë shumë zvarrë. Arti dhe kultura është e vendit të tyre, jo e qeverisë. Nëse procedurat e SPAK do të jenë të varura nga politika, kjo do të ishte një skandal i madh.

Teatri aty ku ishte? Shpresë kam. Shpresoj të ketë një reflektim nga ana e qeverisë. Shpresoj, por pak shpresa. Të tërhiqen nga kjo që bënë. Të prishësh dy teatra, të thotë se klyshët e komunizmit janë akoma gjallë. Uroj të ketë një reflektim, por nuk besoj se do të ketë.  Kriminializimi më i madh është qeveria dhe mazhoranca.

Marrëveshja me Bashën? Po, nëse do kishte fituar opozita, teatri do bëhej aty ku ishte, ashtu siç ishte. Tani nuk e besoj më, të jem i sinqertë.

Keni pasur qëllim të përfshiheni në politikë? Ne na hodhën shumë baltë. Kishte opinionistë që jepnin garanci se ne do bënim parti. Turp për këta njerëz që përpiqen të hedhin baltë. Këta janë aktivistë partiakë. I nxjerr bllof historia. Ne as parti nuk krijuam, as nuk u përfshimë në politikë. Pavarësisht se panë filxhanin e surrellit, asgjë nuk ndodhi.

Ndarja e aktorëve pro dhe kundër? Koment për Robert Ndrenikën? Nuk kam një koment. Faktet janë kokëforta. Qytetarët e dijnë çfarë kanë ndodhur. Arrin politika perverse e kësaj mazhorance dhe këtij kryeministri të përçajnë njerëzit.

Vazhdon beteja? Ne nuk e ulim kokën. Ne do vazhdojmë qëndresën tonë. Ne nuk tërhiqemi. Ne do vazhdojmë betejen me çdo mjet demokrat. U sulmua arti shqiptar, nuk u sulmua Neritani. E njollosën veten me turp. Iu vërsulën artit të vendit të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here