Prindërit nuk e lejuan të shkonte në ekskursion, 16 vjeçarja vetëhelmohet me ilaç rrushi, është në gjendje të rëndë

0
100

Një 16 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës, duke helmuar veten me ilaç rrushi (pesticide për vreshta). Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Ballshit.

Adoleshentja ka ndërmarrë veprimin ekstrem, pasi prindërit nuk e kanë lejuar të shkonte në ekskursion me klasën. Identiteti i saj nuk bëhet me dije.

Aktualisht, 16 vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Rajonal të Fierit. Po të njëjtat burime thonë se vajza e re ka ikur sot nga shkolla dhe është gjetur rrugës teksa villte, në gjendje të rëndë pas helmimit.

Pas kësaj ngjarje të rëndë mësohet se janë anuluar të gjitha ekskursionet nga Zyra Arsimore Ballsh, raporton newsbomb.al.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here