PD kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në 10 qarqe, vjen reagimi i parë nga Qeveria….

0
132

Partia Demokratike ka kërkuar në KQZ ripërsëritjen e zgjedhjeve në 10 qarqe, përfshi edhe atë të Shkodrës, duke akuzuar Qeverinë se ka manipuluar vullnetin e qytetarëve përmes presioneve, shantazheve, blerjes së votave, përdorimit të fondeve të buxhetit,administratës dhe grupeve kriminale.

E ndërsa kërkesat pritet të shqyrtohen, ka ardhur edhe reagimi i parë nga mazhoranca.

Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali shprehet se zgjedhjet e parakohshme janë po aq të mundshme po aq sa tërmeti dhe breshëri i parakohshëm.

“Sa është i mundur tërmeti i parakohshëm ose breshëri i parakohshëm, po aq janë të mundshme edhe zgjedhjet e parakohshme për të cilat e rren menia Luli Humbësin e prapakohshëm të ëndrrave të parakohshme”, shkruan Spiropali.

Reagimi i Spiropalit vjen në një kohë kur nga Kryeministri Edi Rama disa herë është përsëritur ftesa e një bashkëpunimi me Partinë Demokratike, madje një ditë më parë Kreu i Qeverisë tha se edhe Presidenti i ri do të zgjidhet përmes konsultimeve me PD. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të njohë rezultatin e 25 prillit, të cilin e konsideron të manipuluar, ndërkohë që ka paralajmëruar se do të jetë e pranishme në Kuvend, në muajin shtator, ku do të përfaqësohet nga 59 deputetë, përfshi këtu edhe aleatët që ishin pjesë e koalicionit PD-AN.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here